Të rinjtë dhurojnë flokët për gratë dhe vajzat me kancer
Ndonëse të vogla, dy motrat Elisa dhe Aulona kanë vendosur që flokët e tyre t’ua dhurojnë grave dhe vajzave me kancer gjiri.
“Unë kam ardhur për arsye sepse dua të dhuroj flokë që jo vetëm unë të jem me flokë, por edhe të gjithë ata që janë me sëmundje”, thotë Elisa.
‘Kjo ide sigurisht erdhi bashkë me motrën time, pse jo ti dhuroj në një ambient ku flokët e mi do shkojnë për një vepër të mirë”, shprehet Aulona.
Bashkë me to janë solidarizuar edhe dhjetëra vajza të tjera. Mes tyre nuk mungoi edhe Endri, i cili prej dy vitesh i rriti flokët me qëllimin e mirë për t’i dhuruar.
“Tezja ka kaluar një kancer edhe gjatë kohës që bënte kimioterapi i ranë flokët dhe duhet të përdorte paruket. Prita dy vite gjera të arrinin një gjatësi të caktuar edhe erdha i dhurova”, shprehet ai.
Të emocionuar dhe mes lotësh, të rinjtë i bashkon dëshira për të lumturuar sadopak gratë dhe vajzat me kancer.
“Të gjithë ata që do t’i marrin flokët e mi, t’i kenë të gëzuar sepse unë jam kujdesur shumë për to dhe i kam rritur me gjithë kujdesin tim”, shprehet një vajzë e vogël që mban në duar flokët e porsa prerë.
“Gjyshja ime ka humbur jetën nga kanceri i gjirit kur unë isha shumë e vogël dhe i kam dhuruar edhe një herë tjetër”, thotë një adoleshente e cila po ashtu ka dhuruar flokët e saj.
“Njoh një person që tani ajo ka humbur jetën për fat të keq. Do kisha shumë qejf të ja kisha dhuruar flokët, por nuk pata mundësi që ta lumturoja”, shprehet një vajzë e mitur.
“Flokët janë të parëndësishme për mua, ama për ato mund të jenë shumë të rëndësishme”, deklaron një tjetër vajzë që i është bashkuar kauzës.
Donjeta Zeqa, kryetare e shoqatës së kanceri të Gjirit tregon se edhe përgjatë vitit, dhjetera vajza dhe gra i dhurojnë flokët e tyre për këtë kauzë.
“Ka interes të jashtëzakonshëm, madje edhe gjatë pandemisë jemi munduar që ti marrim përmes postës”, tregon znj. Zeqa.
Në shenjë mbështetjeje për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit u lëshuan tullumbace në qiell për çdo vajza dhe grua viktimë apo fitimtare te kancerit të gjirit.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
- 21:53 Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:48 Franca regjistron ditën më të nxehtë të të gjitha kohërave, ndërsa vala e të nxehtit intensifikohet
- 21:43 Tronditje në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest