Lapaj: S’flasim dot për të drejtën se të marrin për budalla, po shkatërrohet ky vend
Avokati Adriatik Lapaj deklaroi se shoqëria shqiptare nuk ka moral dhe nëse flet për të drejtën, të marrin për budalla.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Lapaj u shpreh se ka humbur sistemi i vlerave, për shkak se i korruptuari dhe i pandershmi, janë më të nderuarit.
“Marrëzi e madhe e turra-vrap kolektiv që ka ndryshuar rendin moral të shoqërisë. Nuk kemi një bosht moral si shoqëri, të jesh i moralshëm, të flasësh për morali në shoqëri sot, është turp. Një shoqëri që vrapon pas parasë, që vrapon pas të padrejtës.
Kaq e thjeshtë duket kjo? Nuk i flet dot një njeriu këtu për të drejtën sot se të marrin për budalla. Nuk ecën shoqëria pa një standard moral. Ka humbur sistemi i vlerave. Këtu, i korruptuari është burrë zotëri, i pandershmi është më i nderuari”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta