Aleanca për Shqiptarët në qeveri? Flet ekskluzivisht për Euronews Albania Taravari

2 Shkurt 2023 | 10:30

Kryetari i Aleancës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se partia e tyre është aktualisht më e madhja në RMV.

Ai tha se muajt e fundit partia e tyre ka pasur rritje ndërsa shtoi se ende nuk kanë një vendim të prerë nëse do i bashkohen qeverisë.

Taravari theksoi se aktualisht tre komunat që sipas tij janë më transparentet në Maqedoninë e Veriut ndërsa krahasoi partinë e tij me BDI-në Ali Mehmetit.

“Është e vërtetë se Aleanca për shqiptarët është partia më e madhe opozitare shqiptare në MAqedoninë e Verikut. Ka 8 deputetë që kanë qenë kritik të qeverisë. Gati që një muaj në Kuvend nuk arrihet të bëhet kuorum. Kishte sinjale nga RSDM-së dhe BDI-së për të pasur një bashkëpunim në vitin e fundit të qeverisjes, pasi zgjedhjet e ardhshme do mbahet në 2024. Jemi konsultuar me faktorët politikë në rajon por dhe ndërkombëtar dhe kemi ofruar dy zgjidhje njërën ta përkrahim qeverinë e pakicës  të cilët nuk mund të mbajnë as mbledhje të Kuvendit dhe e dyta  aleanca për shqiptarët të marrë përgjegjësi, të udhëheq institucione të caktuara. Jemi ulur me kryeministrin dhe kemi zyrtarizuar bisedimet, por asgjë nuk është definitive.

Kur erdhi Zaev në qeveri kishim Ministrinë e Shëndetësisë dhe kemi arritur që me  atë ministri të kemi besueshmëri te qytetarët më shumë se kryeministri Zaev në kulmin e karrierës së tij. U tërhoqëm pasi pamë se puna nuk po shkonte ashtu siç duhet. Aktualisht qeverisim tre komuna dhe jemi komunat më transparente në RMV. Nuk e kemi me patjetër të hyjmë në qeveri. Anketat tregojnë se kemi rritje të partisë tonë dhe nga ana tjetër kemi rënie të besueshmërisë të partisë në BDI. Nuk kemi një vendim definitiv që do bëhemi pjesë e qeverisë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026