“Ta mbash mend mirë”- Kaos sërish në Kuvend, Baçi-Nikollës: Thërrisni Ramën
Seanca plenare e kësaj të enjteje është kthyer sërish në kaotike, me deputetët e opozitës të cilët kanë bllokuar foltoren të rrethuar nga garda. Në fjalën e mbajtur, deputeti i PD-së Luan Baçi kërkoi anulimin e seancës së kaluar, rimiratimin e ligjeve të cilët kaluan në parlament dhe thirrjen e kryeministrit në seancën plenare të përgjigjet për përfshirjen në çështjen McGonigal.
Baçi iu drejtua me një ton të lartë dhe kryetares së Kuvendit, duke i kërkuar të respektojë rregulloren.
“Gjithmonë për procesverbalin, e enjtja e kaluar ishte një seamcë e turpshme. I gjithë procesverbali nuk duhet të kalojë.
Nuk përballeni dot me Sali Berishën. Thërrisni kryeministrin të përballet me gjithë opozitën këtu në parlament në lidhje me skandalin ku është përfshirë. Ajo seancë nuk duhet pranuar duhet anuluar dhe ato ligje duhen votuar përsëri. Votoni ju ëprsëri, por votoni në bazë të rregullave.
Parlamentin e keni kthyer në noter të kryeministrit. Shumë herë jemi ëprballur bashkë, Baçi e kam mbiemrin, Luan Baçi ta mbash mend mirë”, tha Baçi.
LEXO GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)