Kuvendi seancë të pazakontë/ Deputeti i PD-së i bie bilbilit, Nikolla e paralajmëron

2 Shkurt 2023 | 12:21

Një seancë e pazakontë po zhvillohet në Kuvendin e Republikës, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar flotoren e parlamentit dhe këkojnë ardhjen në seancë të kryeministrit Rama për t’u përgjigjur në lidhje me përfshirjen në “çështjen McGonigal”.

Teksa ministrat po lexojnë projektligjet nga vendi, deputetët e opozitës i bien tavolinave dhe kërkojnë plotësimin e kërkesës së tyre për interpelancë me kryeministrin.

Në një moment shihet dhe deputeti i PD-së Bledion Nallbati, i cili i fryn bilbilit gjatë kohës që flasin propozuesit e projektligjeve.

Kryetarja i ka tërhequr vëmendjen deputetit dhe e ka parlajmëruar për përjashtim nga seanca.

Kujtojmë se pak më herët deputeti i PD-së, Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca pasi u përplas me gardën teksa fliste ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026