‘Nuk do pranojmë të na përjashtojnë’, Berisha: PD-ja do t’i fitojë zgjedhjet

2 Shkurt 2023 | 18:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se nuk do të pranojë që kjo forcë politike të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij nga selia blu, pas mbledhjes me kryetarët e degëve në të gjithë vendin, Berisha u shpreh se Partia Demokratike do dalë fituese në zgjedhjet lokale.

“Ka një përpjekje tjetër siç e dini nga Edi Rama direkt, për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. Kësaj përpjekje do t’i përgjigjemi me revoltë të përgjithshme. Secili prej jush dhe çdo anëtar i PD duhet ta ketë të qartë si kristali, se gjykatat e këtij vendi, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën ka vendosur legjimitetin e kuvendit të 11 dhjetorit 2021. Dhe në çdo vend të botës, ky vendim ka vetëm një vlerë, për regjistrimin në regjistrin e partive politike dhe shoqatave.

Ky vendim në çdo vend të lirë shërben vetëm për kaq. Edi Rama urdhëron të mos regjistrohet nga kancelari vendimi i gjykatës dhe në kundërshtim flagrant me çdo parim, shpall palë Alibashën, pa qenë palë. Çfarë jemi këtu, në këtë situatë, jemi në një përpjekje primitive hakmarrëse për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet. PD do të futet në zgjedhje dhe do të futet vetëm me vulën, logon dhe flamurin e saj. Absolutisht kurrë nuk do të pranojmë të na lejë njeri, të na përjashtojë nga zgjedhjet. Ndaj dhe do të organizojmë revoltën paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Do të përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile, dhe zgjedhjet do t’i fitojë PD-ja”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026