Deputetja: Ne mirëpritëm planin franko-gjerman, Kurti e zvarriti
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj tha në një intervistë për Euronews Albania se në kohën e propozimit të planit franko-gjerman, ata e mirëpritën dhe ishte kryeministri Albin Kurti ai që e zvarriti.
“I kemi thënë që është një bazë e mirë për të filluar për të diskutuar për planin franko-gjerman sepse në të kanë qenë të përfshira të gjitha marrëveshjet dhe asnjëherë nuk është thënë që asociacioni do të negociohet veç. Veprimet e fundit të fundvitit të kaluar kur zoti Kurti filloi i vetëm, pa konsultim me opozitën apo faktorin ndërkombëtar duke zbatuar marrëveshjen për targa prodhuan një situatë ku u cenua dhe sovraniteti dhe integriteti i Kosovës, por u cenua dhe siguria e Kosovës,” – u shpreh Kadriaj.
Ajo theksoi se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që ndërhynë për normalizimin e situatës, ndërsa shtoi se ndezja e një konflikti në Ballkan nuk i shërben Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë