VIDEO/ SHBA-të në alarm, tullumbacja kineze e spiunazhit vëzhgon fushën bërthamore

3 Shkurt 2023 | 09:55

Shtetet e Bashkuara po gjurmojnë një balonë kineze të vëzhgimit që është parë duke fluturuar mbi vende strategjike në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët amerikan të mbrojtjes thanë se ishin të bindur se “baloni i mbikqyrjes në lartësi të madhe” i përkiste Kinës.

Së fundmi objekti misterioz është parë mbi shtetin perëndimor të Montanës.

Kina përgënjeshtroi deklaratata e zyrtarëve amerikanë dhe paralajmëroi SHBA-të të mos spekulojnë por të flasin mbi fakte.

Kanadaja tha gjithashtu se po monitoronte një tullumbace vëzhgimi, por nuk dha të dhëna se cili shtet mund të fshihej pas tij.

Autoritetet kanadeze thanë në një deklaratë se po punojnë ngushtë me SHBA-të për të “mbrojtur informacionin e ndjeshëm të Kanadasë nga kërcënimet e inteligjencës së huaj”.

Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë u shgfaq mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, tha se qeveria përgatiti avionë luftarakë, përfshirë F-22, në rast se Shtëpia e Bardhë urdhëronte që objekti të rrëzohej.

Udhëheqësit e lartë ushtarakë, përfshirë sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin dhe gjeneralin Mark Milley, kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve, u takuan të mërkurën për të vlerësuar kërcënimin.

Montana, është vendi i një prej tre fushave të vetme raketore bërthamore në SHBA, dhe zyrtarët thanë se anija e dukshme spiune po fluturonte mbi vende të sensitive për të mbledhur informacion.

Komanda amerikane vendosi të mos e rrëzonte objektin, pasi mbeturinat mund të shkaktonin dëmtim në fushën bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026