Pse Yuri Kim nuk reagoi për “McGonigal-in”? Pedagogu: Ka mbaruar ndikimi i saj

3 Shkurt 2023 | 18:31

Pedagogu i shkencave politike në SHBA, Medlir Mema deklaroi se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim nuk ka reaguar për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, pasi sipas tij, ndikimi i saj në vend ka mbaruar, pasi do zëvendësohet nga një tjetër ambasador.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mema u shpreh se edhe për Kim, kjo është një situatë e sikletshme, pasi ajo ka investuar shumë në figurën e kryeministrit Edi Rama.

“Duhet të jemi të kujdesshëm edhe për reagimet tona ndaj ambasadës amerikane. Unë e kam kritikuar zonjën Kim për mos reagimin në këtë drejtim. Mendoj që ndryshe nga ambasadori që do të vijë, zonja Kim ka investuar te zoti Rama.

Në njëfarë mënyre, figura e saj është e lidhur me atë të zotit Rama. Pra, për këtë, kjo është një situatë e sikletshme. Jam i sigurt që ka marrë mandate të qarta nga qeveria e saj, por një dalje e saj  publike ndoshta krijon probleme për të sesa për zotin Rama. Për mua, në aspektin e ndikimit politik në Shqipëri ka mbaruar ndikimi i saj”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023