Berisha: Rama korruptoi McGonigal-in, donte të qeveriste pa opozitë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama korruptoi ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, pasi donte që të qeveriste vendin pa opozitës.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Ramës nuk i mjaftoi humbja e opozitës në zgjedhjet e vitit 2017, por donte që ta asgjesonte atë.
“Ai që në vitin 2017, Edi Rama pasi futi në xhep mandatin e dytë, u tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë se si do të qeveris, do të qeveris pa opozitë. Një opozitë e cila kishte humbur zgjedhjet, nuk mjaftonte kjo. Ajo nuk mund të tolerohej, ajo duhej të zhdukej dhe për këtë qëllim duhet të angazhonte organizatën më të fuqishme të planetit FBI-në.
Duhet të korruptonte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar, hetuar, apo tjetër, këto do ti thotë drejtësia, por qëllimi i vetëm për të marrë peng kryetarin e opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë. Këtë akt e kryejnë vetëm armiq të betuar të demokracisë, idealeve demokratike, parimeve demokratike. Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e demokracisë dhe sistemin demokratik”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut