Regjistrimi i PD-së në KQZ? Celibashi: Ja kur do ta shqyrtojmë kërkesën
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se ende nuk ka një kërkesë për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje.
Në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, Celibashi u shpreh se kërkesa do shqyrtohet kur një person do ta paraqesë atë.
Sipas Celibashit, do të shihet nëse personi që e paraqet kërkesën, e ka tagrin për ta kryer atë ligjërisht.
“Diskutimi është kush e ka tagrin për të regjistruar PD-në. Nuk jemi duke bërë asgjë për regjistrimin e PS-së sepse nuk kemi asnjë kërkesë. Në momentin që do të na vijë kërkesa, do ta shqyrtojmë nëse personi që do të paraqesë kërkesën ka tagrin për ta bërë këtë kërkesë ligjërisht.
Unë dhe KQZ si institucion, kemi zero interes se kush regjistrohet. Mesazhi im për të gjetur zgjidhjen është për të gjithë ata që kanë vesh të dëgjojnë dhe ata që kanë në dorë vendimmarrje që të zbatohen afatet”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon