“Do përgjigjemi me çdo gjë” Kërcënon Medvedev: E gjithë Ukraina do të digjet nëse…
Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, bëri këtë të shtunë një deklaratë shumë të fortë, ku kërcenoi Kievin për hakmarrje nëse do të guxojë të sulmojë objektet ruse në Krime.
Ish-presidenti rus shtoi gjithashtu se furnizimi i Ukrainës me sisteme armësh të avancuara nga perëndimi vetëm sa do të nxisë më shumë sulme hakmarrëse të Moskës.
“Nuk do të ketë negociata në këtë rast, vetëm sulme hakmarrëse. E gjithë Ukraina e mbetur nën sundimin e Kievit do të digjet…” tha Medvedev në një intervistë me shkrim me gazetaren Nadana Fridriksson.
“Përgjigja jonë mund të jetë çdo gjë. Presidenti i Rusisë e bëri të qartë këtë. Ne nuk i vendosim vetes asnjë kufi dhe në varësi të natyrës së kërcënimeve, jemi të gatshëm të përdorim të gjitha llojet e armëve. Në përputhje me dokumentet tona doktrinore, duke përfshirë Kornizën e Qëndrimit të Parandalimit Bërthamor”, tha Medvedev.
Sipas klauzolës 19 të Bazave të Politikës Shtetërore për Parandalimin Bërthamor, Rusia mund të përdorë armë bërthamore “në rast agresioni kundër Rusisë me armë konvencionale, kur vihet në rrezik ekzistenca e shtetit”.
LEXONI GJITHASHTU
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik