Çfarë po ndodh me Alda Klosin? Masa do jepet në spital, hetuesit ripyesin pastruesen

6 Shkurt 2023 | 13:27

Seanca për dhënien e masës së sigurisë për Alda Klosin do të zhvillohet ditën e martë në orën 10:30 në ambientet e spitalit ku ajo ndodhet e shtruara për shkak të problemeve me zemrën që i lindën pas arrestimit.

Nderkohë burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se prej 2 orësh oficerët e policisë gjyqësore po rimarrin në pyerje Rozeta Dobin  në ambientet e komisariatit numër 3.

Alda Klosi është pronarja e banesës, në të cilën sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi grabitën një shumë rreth 120 mijë euro.

Vjedhja në banesën e ish-zyrtares së lartë ndodhi më 15 dhjetor të vitit 2022.

Pas raportimin në polici të vjedhjes dhe kontrolleve të kryera në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat dyshohet gjithashtu se janë vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi.

Ka qenë vetë Klosi ajo që ka bërë denoncimin në polici, teksa ka pretenduar se paratë ishin të një personi të afërt të saj i cili do të kurohej për një sëmundje të rëndë.

Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Ajo së bashku me të birin pasi kanë vjedhur shumën e parave kanë bërë rrëmujë në dhomën e gjumit për të humbur gjurmët.

E gjitha u bë me qëllimin e inskenimit të një skeme sikur banesa kishte rënë pre e grabitjes nga autorë të tjerë.

Ende nuk është arritur të provohet se kujt i përket shuma prej 405 mijë euro dhe 8500 dollarë të cilat u gjetën në tubin e aspirimit në banesën e sanitares Dobi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026