Problem përdorimi i alkoolit e duhanit, eksperti: Duhen ligje të reja
Shëndetësia shqiptare ka vënë si objektiv uljen me 10% të përdorimit të alkoolit dhe 20% konsumin e duhanit në popullatën shqiptare deri në 2030.
Por eksperti i këtyre çështjeve, njëherazi dhe hartues i ligjeve të alkoolit dhe duhanit në vendin tonë Roland Shuperka në një intervistë për Euronews Albania, thotë se kjo është e pamundur pa ndryshuar ligjet, që nuk funksionojnë më.
15% janë ato që përdorin alkool tej normave të lejuara dhe 5% janë ato që pinë mbi normalen, dhe këta janë kandidat që të zbresin në atë grupin 1% që janë të alkoolizuar.
Edhe më alarmante është situata kur flitet për cigaret elektronike apo pafet.
“Nëse ju do të takoni drejtor të ndryshëm të shkollave do shihni që çdo mësues kujdestar, çdo drejtor shkolle kanë mbledhur nga këto pipa një numër të konsiderueshëm, që ua heqin nxënësve që I përdorin gjatë pushimit nëpër tualetet e shkollës,” – tha Shuperka.
Nisur nga situata alarmante dhe në zbatim të rekomandimeve të OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar strategjinë për reduktimin me 20% të prevalencës së përdorimit të duhanit dhe 10% përdorimin e dëmshëm të alkoolit deri në vitin 2030, por për ekspertin Shuperka, asgjë nuk do të arrihet pa ndryshuar fillimisht ligjet, të cilat janë tejet të vjetruar dhe të papërshtatura me kohën.
Eksperti rekomandon se për të mbajtur fëmijët larg duhanpirjes duhet nisur me edukimin e tyre dhe përfshirjen në kurrikula mbi dëmet e alkoolit dhe duhanit që në kopshte.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme