Eurosig jep 30.000 euro për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi
Bizneset në Shqipëri janë sensibilizuar me tragjedinë ne Turqi duke dërguar ndihma. EUROSIG ka dhuruar 30 mijë euro për te prekurit nga tërmeti. Lidhur me dëmet nga fatkeqësitë, Kadri Morina, president i Grupit të Eurosig-Insig thotë se shteti duhet të bëjë të detyrueshëm sigurimin e pronave.
Pas tërmetit në 2019 dhe fillimi I luftës midis Ukrainë dhe Rusisë, kanë qenë vite të vështira. Megjithatë industria e sigurimeve tregoi një qëndrueshmëri në rezultate, duke u rritur me rreth 9.16%.
Problemet që kanë prekur të gjithë këto vitet e fundit, kanë shtuar besimin tek klientët. Vetëm në vitin 2022 ky numër është rritur me 3.2%. Megjithatë, kjo shifër nuk është ende në nivelin e duhur, aq më tepër kur Shqipëria është mjaft e rrezikuar nga katastrofat natyrore, sidomos nga lëkundjet sizmike.
“I bëj thirrje qeverisë shqiptare që ta bëje të detyrueshëm sigurimin e pronës. Sigurimi i pronës siguron që të dëmtuarit nuk do ta kalojnë jetën nëpër çadra, por do të rimbursohen në kohë rekord”, thotë Kadri Morina, president i grupit të Eurosig-Insig dhe Uba Bank.
Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank, në shenjë solidariteti, ka vendosur të akordojë 30.000 euro në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmetet e shkatërruese.
“Me këtë rast dua të shpreh keqardhjen time për viktimat e tërmeteve shkatërruese në Turqi. Uroj që familjet e dëmtuara të rikuperohen sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Morina.
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill