Ngjela: Gërdeci gjëmë historike, dyshohet se ka gisht qeveria shqiptare

8 Shkurt 2023 | 19:18

Avokati Spartak Ngjela e cilësoi Gërdecin një gjëmë historike. Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se dyshohet se qeveria shqiptare ka gisht në ngjarjen tragjike.

“Duhet të kujtohemi se ajo është një gjëmë historike që ka ndodhur dhe që po dyshohet që ka gisht vetë qeveria shqiptare që zgjidhet për të mbrojtur popullin, shoqërinë e vet që për efekte fitimi ka vrarë 26 veta,” – deklaroi Ngjela i cili theksoi se vërtetimin e këtij dyshimi e ka në dorë SPAK-u.

Sipas tij nëse SPAK-u vërteton që qeveria shqiptare ka gisht sqarohet diçka madhore për historinë e Shqipërisë.

“Si mund të vriten 26 veta, 26 njerëz të pafajshëm, punëtorë të shkretët sepse do të fitosh para ti,” – tha Ngjela.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023