Shpërndanin kokainë në Yzberishtit, arrestohen dy persona, mes tyre një i mitur
Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi shpërndanin kokainë në kryeqytet.
Policia bën me dije se në kuadër rë operacionit policor të koduar “Direction”, është arrestuar në në flagrancë shtetasi M. K., 27 vjeç dhe një 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i kanë lokalizuar dhe ndaluar këta 2 shtetas, në Yzberisht”- njofton policia.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. K. dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një sasi dozash kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189 800 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi M. K., pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, i ndante në doza, të cilat i shiste më pas, në bashkëpunim me 16-vjeçarin, në zonën e Yzberishtit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve