Ramabaja: Ja pse jam një kundërshtar i fortë i asociacionit që prej 2013
Analisti Sadri Ramabaja tregoi në një intervistë për Euronews Albania arsyet pse që nga viti 2013 është kundër asociacionit.
Ramabaja u shpreh se kjo marrëveshje, nëse zbatohet siç është nënshkruar në 2013 do defunksionalizojë republikën e Kosovës.
“Kam qenë kundërshtar i rreptë i asociacionit siç është nënshkruar në 2013 se kemi qenë të vetëdijshëm se do të jetë një mundësi e Serbisë që ta defunksionalizojë republikën e Kosovës. Në çdo analizë kam dhënë arsyet politike dhe demografike pse asociacioni si i tillë është i dëmshëm për Kosovën. Nuk po rezulton i tillë vetëm për Kosovën, ka reagime edhe nga subjekte jashtë Kosovës. Në rast se do imponohej siç kërkon Vuçiç do jetë një model për ndërhyrje në trupin e secilës republikë të Evropës juglindore”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë