Komediani shqiptar në SHBA flet me shifra: Ka që marrin 1 mln dollarë për 1 shfaqje

11 Shkurt 2023 | 19:07

Edmond Çami, një komedian shqiptar në SHBA, ka rrëfyer në emisionin Real People në Euronews Albania rrugëtimin e tij në skenat amerikane.

Edmondi tha se në moshën 9-vjeçare ai u zhvendos së bashku me familjen në SHBA pasi fituan lotarinë amerikane.

Ai tha se rruga drejt komedisë nisi rastësisht teksa punonte si shitës biletash në një klub komedie në SHBA.

Ndër të tjera ai tregoi dhe çmimet që marrin komedianët nga një shfaqje.

Sipas tij komedianët që janë në fazat e para të karrierës së tyre marrin 30-50 dollarë për një shfaqje ndërsa ata që janë të njohur mund të marrin dhe 1 milion dollarë në muaj.

“Fazat e para mund të jetë 30 deri në 50 dollarë për një show që mund të bësh për 10-15 minuta. Ti mund të bësh tre ose 4  në javë. Komedianët e njohur mund të bëjnë rreth 1 milion dollarë në muaj. Kam dëshirë që të marrë pjesë  në ndonjë shfaqje komedie në Shqipëri”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manushaqja, poetja e lirë në “Real People”: Familjarët nuk mi kanë lexuar librat

Në episodin me radhë në emisionin “Real People” në Euronews Albania, gazetari Flori Gjini solli profilin e Manushaqes, një poete që vjen nga realiteti i...
17:44 | 09/08/2025

Historia e zysh Nerminit, mësuesja ikonë e baletit shqiptar tregon pengun e saj

Në episodin e radhës, kamera e emisionit “Real People” u ndal në një lagje të vjetër të Tiranës. Flori Gjini realizoi një intervistë me personazhin...
20:20 | 02/08/2025

Angjelo rrëfehet në “Real People” për jetën në Greqi:Na diskriminonin ne shqiptarëve

Tashmë jemi në një periudhë ku një pjesë e madhe siç janë maturantët, janë mes një dileme për të zgjedhur se çfarë do të lidhur...
18:55 | 26/07/2025