“Këto janë sfidat tona”- Kurti analizon qeverisjen e tij 2-vjeçare
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tregoi se si është vendi në pas dy vitesh qeverisje nga ana e tij ndërsa shënohet dhe 15 vjetori i shpalljes së Pavarësisë.
Në një intervsitë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Kurti tha se sfida kryesore e tyre është se Serbia nuk e njeh pavarësinë as nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës.
Ndër të tjera ai tha se sfidat e reja janë ato të qeverisë së tij kryesisht në zvogëlimin e papunësisë, në ngritjen e mërqinjës për qytetarët dhe tek procesi i vetingut që duhet të reformoj drejtësinë nga çka shpresoj të nxjerrim edhe mësimet prej procesit të ngjashëm në Shqipëri.
“Do thoja se në historinë tonë që kemi jetuar të gjithë janë 5 vite që janë më të shënuara. Do filloja me vitin 1989 kur u suprimua autonomia e Kosovës. Pra ne nuk ishim Republikë ndonëse se autonomia ishte e tillë që na e bënte Kosovën element konstituiv të federatës Jugosllave edhe ajo na u suprimua sepse Beogradit ju duk se shqiptarët kanë tepër. Viti 1999 është viti i çlirimit, viti 2008 është shpallja e pavarësisë, viti 2010 është viti kur gjykata ndërkombëtare e drejtësisë konstatoj se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur ligjin ndërkombëtarë dhe viti 2012 kur u përmbyll mbikëqyrja e pavarësisë. Se tani që do të festojmë 15 vjetorin e pavarësisë harrohet një çik se 4 vitet e para ka qenë pavarësi e mbikëqyrur dhe jo e plotë. 25 shtete demokratike të cilët e përbënin grupin ndërkombëtarë mbikëqyrës patën emëruar një diplomat senior holandez Pieter Feithin si mbret të republikës sonë.
Ne ishim me të vërtetë një republikë demokratike por kishim një mbret të përcaktuar nga faktorët demokratik ndërkombëtarë që të na mbikëqyr për 4 vjet me fuqi ekzekutive mbi kuvendin, presidentin dhe qeverinë. Në shtator 2012 thanë mjaft më Kosova është në rregull le të jetë plotësisht e pavarur. Sfida kryesore e vjetër është fqinji ynë veriorë i cili as nuk na e njeh pavarësinë as nuk pranon krimet e kryera gjatë luftës. Ndërkaq sfidat e reja janë këto të qeverisë sonë kryesisht në zvogëlimin e papunësisë, në ngritjen e mërqinjës për qytetarët dhe tek procesi i vetingut që duhet të reformoj drejtësinë nga çka shpresoj të nxjerrim edhe mësimet prej procesit të ngjashëm në Shqipëri.”- tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detaje nga protesta që zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë: Ja çfarë kërkojnë
Kush po dallohet në protestë? Nurellari: Po dalin figura të forta nga këto lëvizje
“Më tremb retorika naziste: Do i zhdukim këta do sjellim të renë”, Gjyli: Na thoni pak manualin se jam trembur
- 17:33 UNICEF: Emigracioni dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri
- 17:33 Martínez: Humbja në nisje nuk na heq ëndrrën për titullin
- 17:32 Spanja nën pushtetin e të nxehtit, temperaturat arrijnë 45°C
- 17:32 Ibra për Cristiano Ronaldon: Karriera e tij ka mbaruar
- 17:30 “Marrëveshja e shekullit” apo “mallkimi i shekullit”? Kush fitoi dhe kush humbi nga marrëveshja SHBA-Iran
- 17:27 Mbi 5000 vizita në qendrat shëndetësore verore vetëm në 2 javët e qershorit