Kurti: Çfarë më ka pëlqyer mua në propozimin franko-gjerman

12 Shkurt 2023 | 20:14

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur këtë të diel në emisionin Review në Euronews Albania në lidhje me propozimin e planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Në intervistën e dhënë për gazetaren Jonida Shehu, Kurti theksoi se e pranoi propozimin franko-gjerman pasi pëlqen në të faktin se është i bazuar mbi vlera evropiane dhe universal.

Ai theksoi se nevojitet edhe një raund i ri negociatash për të arritur në marrëveshjen finale.

Pjesë nga intervista:

Jonida Shehu: Cfarë ka hap pozitivë në këtë marrveshje?

Albin Kurti: Kjo marrëveshje e propozuar nga BE dhe nuk bëhet dot marrëveshje pa u bërë edhe një raund negociatash nuk është marrëveshje finale.

Jonida Shehu: Pra mund të themi propozimi fillestar?

Albin Kurti: Padyshim mbase ai është emërtimi më i mirë. I ka 5 fjali preambulë dhe i ka 10 nene. Ajo çfarë mua më ka pëlqyer menjëherë në këtë tekst është fakti që është propozim evropian dhe demokratikë dhe është propozim i cili thirret në koncepte universale. Dekada me përplot dialog përpara se unë të bëhem kryeministër ishte një dekadë e cila për nga fryma e marrëveshjeve që realizoheshin në Bruksel por nuk zbatoheshin aq në Kosovë e Serbi ishte e ideologjisë së zgjidhjes së problemit. Pra ke një problem le ta konsiderojmë si fort të veçantë dhe le të përpiqemi ta zgjidhim me këtë rast ajo bëhej gjithnjë e më komplekse me një oqean të hollësive që bënte ta humbet çdo qytetarë për përmbajtjen. Tash kemi një propozim dy faqesh i dendur, me terma endogjenerike mirëpo konceptet janë universale sikur pavarësia, sovraniteti, integriteti territorial, sundimi i ligjit, vetëvendosja, demokracia, të drejtat e njeriut, paqja, siguria. Le të themi tullat mbi të cilat ndërtohet kjo godinë e këtij propozimi kanë karakter universal, jo të veçantë e partikular e madje sigluar për rajonin e Ballkanit. Ta zëmë më herët thuhej në gjykatën e apelit këtu duhet të jetë serb, në atë anë të lumit komandanti duhet të jetë serb këtej shqiptarë. Pra krijoheshin zgjidhje të cilat ishin shumë specifike dhe të pa qëndrueshme universalishtë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026