“Vajza ishte shtrirë, gjysmë e pavetëdijshme”, ja si e shpëtuan zjarrfikësit heronj
Mikel Tafa dhe Florjan Sheqeri duhen konsideruar heronj, sepse me punën e tyre si zjarrfikës mundën të shpëtonin jetën e një 23-vjeçareje e cila u bllokua nga flakët dhe ishte gjysmë e pavetëdijshme në momentin kur u gjet.
“Ishte ora 17:30 kur te salla operative erdhi një njoftim për zjarr në një banesë. Jemi nisur menjëherë dhe arritëm për 4 minuta në vendngjarje. Atje po digjej paneli elektrik nga kati i tretë deri në të shtatin. U ndamë në 2 grupe. Me urdhër të komandantit, unë dhe Flori jemi marrë me evakuimin e njerëzve,” – u shpreh Tafa.
Zjarrfikësi tregoi se si në katin e 13-të dëgjuan zërin e një vajze dhe u ulën të kërkonin, pasi fushëpamja ishte zero nga tymi i madh.
Tafa tha se 23-vjeçaren e kishte gjetur mbi krevatin e dhomës së gjumit dhe e vetmja formë se si ajo mund të shpëtonte ishte duke i dhënë aparatin e tij të oksigjenit, veprim që ai e bëri dhe fatmirësisht vajza u shpëtua.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje