Edi Paloka kërcënon publikisht: Rama ikën me dhunë, duhet të ketë detyrimisht forcë
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha në emisionin Now në Euronews Albania se duhen gjetur forma të tjera për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Sipas Palokës, Rama nuk ikën ndryshe përveçse me dhunë dhe nisur nga qëndrimi i palës tjetër nuk përjashtohet përdorimi i forcës në protestat e radhës.
“Unë kam pikëpamje pak më ndryshe të revolucionit dhe si rrëzohet Rama. E kam thënë më se një herë se Rama ikën me dhunë, se ai nuk do lejojë kurrë që të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Një diktator ikën me dhunë, që t’i hapet rruga zgjedhjeve të lira. Ai është fshehur se e nuk e di çfarë do dalë andej, se e kanë shitur ata që kishte afër. Duhet largimi i Ramës me forcë. Duhet të ketë detyrimisht forcë duke parë reagimin e palës tjetër”, tha Paloka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bushati thirrje të fortë Berishës: Futuni në grevë urie, po bëhemi dele të qeverisë
- Kadilli “godet” Berishën: A vjen ndryshimi nga bilbilat? Ju nuk keni moral
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)