Mensah shpëton trajnerin Colella, Partizani fiton ndaj Bylisit

13 Shkurt 2023 | 22:14

Mensah është shpëtimtari i Partizanit dhe trajnerit Kolela, me këtë të fundit që ishte thuajse i shkarkuar nga skuadra e demave. Të kuqtë arritën të mposhtin minimalisht Bylisin në Ballsh, duke mbërritur kështu në kuotën e 34 pikëve. Kjo ishte fitorja e parë për Partizanin për vitin 2023.

Triumf regjistroi dhe Vllaznia në klasiken e vendit, ku mposhti Tiranën me rezultatin 1-0. Goli i Markut me penallti në pjesën e dytë i mjaftoi shkodranëve për të siguruar vendin e dytë në tabelë, në përfundim të javës së 21-të.

Kukësi u ngjit në vendin e tetë duke braktisur përkohësisht vendin e fundit në tabelën e klasifikimit. Skuadra e Rraman Hallacit fitoi ndaj nje rivali direkt si Kastrioti, teksa goli i vetëm u shënua nga Edi Basha. Egnatia u rikthye tek fitorja ndaj një rivali të fortë si Laçi, në një fushë të vështirë si ajo e kurbinasve. Paulaskas ishte heroi i rrogozhinasve.

E vetmja përballje pa fitues ishte derbi Erzeni-Teuta, sfidë e mbyllur në shifrat 1-1. Durrsakët kaluan në avantazh me një penallti të shndërruar në gol nga Kallaku, e cila u komentua së tepërmi nga shijakasit. Ndërkohë këta të fundit barazuan me mbrojtësin Brazilian Leao, i cili shënoi golin e parë në aventurën me Erzenin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025