Masat administrative anticovid në 24 orë, gjoba për 621 qytetarë dhe dy biznese
Për 621 qytetarë në vendin tonë është marrë masa administrative 3.000 lekë , duke qenë se janë konstatuar pa maska mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Gjobat e vendosura nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore do ju kushtojnë shqiptarëve mbi 18 milionë lekë brenda 24 orëve.
Ndërkaq nuk kanë ngelur pa u ndëshkuar dhe ata qytetarë që nuk e kanë respektuar këtë rregull pavarësisht se janë dënuar edhe më parë.
Burimet policore bëjnë me dije se në Durrës është ndëshkuar me masën 5.000 lekë, një 21-vjeçar, pasi është konstatuar përsëritës i mosmbajtjes së maskës, herën e parë në rrugë dhe herën e dytë në një automjet, me drejtuesin e të cilit nuk kishte lidhje familjare.
Një 41- vjeçar i infektuar me COVID-19 ka tentuar të kalojë kufirin në Kakavijë dhe për këtë është gjobitur me 700.000 lekë.
Rastet kur masat antivcovid nuk janë respektuar edhe në biznese janë ndëshkuar gjithashtu.
“Në Elbasan është ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë shtetasi P. N., pasi në lokalin në pronësi të tij, në Hotolisht, Librazhd, ka organizuar një ceremoni martesore, ne kundërshtim me masat anticovid,” – thuhet në deklaratën e Policisë.
Po e njëjta gjobë është vënë edhe për qytetarin E.B., i cili ka në pronësi një lokal në Korçë dhe ka vendosur muzikë pas orës 20:00.
Gjatë 24 orëve të fundit 11 qytetarë janë shoqëruar në komisariat sepse kanë refuzuar të tregojnë një mjet identifikimi para punonjësit të Policisë.
Pandemia ka shkaktuar rreth 480 viktima në vendin tonë që prej shfaqjes së tij në muajin mars.
Për të parandaluar shtimin e humbjeve të jetës qeveria shqiptare vendosi të detyrojë mbajtjen e maskave edhe në ambientet e jashtme, që prej mesit të muajit tetor.
Lexoni gjithashtu:
Mosmbajtja e maskës u kushton shqiptarëve mbi 5 milionë lekë të vjetra në një ditë
Vëzhgimi i Euronews Albania: Sa po respektohet rregulli i mbajtjes së maskës?
Mosmbajtja e maskave u kushton shqiptarëve mbi 2 milionë lekë në 24 orë
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat