PS-ja kërkon përjashtimin nga Kuvendi të Berishës dhe 3 deputetëve të PD-së
14 Shkurt 2023 |
10:28
Partia Socialiste do të kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të kryetarit të Partisë Demokratke, Sali Berisha dhe 3 deputetëve të tjera të kësaj force politike.
Mësohet se do të kërkohet përjashtimi i kryedemokratit Sali Berisha, si dhe Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe Edi Palokës.
Seanca e djeshme plenare në Kuvend u shoqërua me tensione dhe debate, teksa njëkohësisht jashtë ambienteve, po zhvillohej protesta e opozitës.
Deputetë të Partisë Socialiste kërkuan përjashtimin e Berishës, me pretendimin se ky i fundit kishte përdorur gjuhë seksiste për disa ministre të qeverisë.
Por Berisha bllokoi foltoren së bashku me disa deputetë dhe më pas u vendos që seanca të ndërpritej.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut