Haklaj analizon aksionin e opozitës: Çfarë po kërkon të bëjë Berisha me protestat

14 Shkurt 2023 | 11:39

Ish-deputeti Azgan Haklaj komentoi protestën e ditës së djeshme dhe atë të së shtunës nga opozita ku tha se pjesëmarrja e protestuesve ishte e ulët.

Haklaj në një intervistë për Euronews Albania theksoi se Berisha me protestën kërkon ti bëjë presion SPAK dhe Gjykatës për vulën.

Ndër të tjera ai lëshoi deklaratën e fortë duke theksuar se Dorjan Duçka, Agron Neza dhe Shkëlzen Berisha janë bashkë.

“Kishte një pjesëmarrje të vo0gël, kishte një bojkotim masiv të popullit opozitar. Deklarimi I një proteste revlucion tregonte se nuk kishte një kauzë. Nuk u fol për asnjë problematikë. Me të njëjtin zhargon që ka sulmuar Rama-Bashën ka sulmuar dhe Berisha- Bashën. Berisha ende pa e thënë fjalën e fundit SHBA në lidhje me çështjen McGonigal, hidhet në sulm dhe kërkon që ta përvetësojë dhe ta bëjë kauzë.

Ndërsa PD zyrtare ka ndjekë rrugë ligjore. Për të penguar debatin me mocion me Ramën, opozita e Berishës bllokon parlamentin. Trekëndëshi I Bermudës nuk do transparencë.
Duçka, Neza e Shkëlzen Berisha janë bashkë.

Me protestën Berisha do t’i bëjë presion SPAK sepse familja e tij është në SPAK, kërkon t’I bëjë presion Gjykatës për vulën. Berisha e di që e ka të humbur. Gjykata e Apelit ose do të hapë hetim gjyqësor, ose e kthen çështjen në shkallë të parë për hetim gjyqësor ose e rrëzon vendimin ekstra ligjor të Agron Zhukrit”-theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026