“Po flet si militant”, gazetarët përplasen për situatën në PD
Genc Burimi dhe Reldar Deda u përplasën në një intervistë për Euronews Albania.
Sipas Dedës është e qartë se është paguar në mënyrë që të goditet alternativa në Shqipëri, konkretisht kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Nëse asgjë s’ka bërë Lulzim Basha në jetën e tij politike, ama bëri një akt në fund. E drejtoi gishtin drejtpërdrejt, akuzoi trekëndëshin e Bermudës si e keqja më e madhe e këtij vendi. Historia po tregon se ky trekëndësh po e mban peng prosperitetin dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian,” – u shpreh Deda.
Kjo deklaratë u pa nga Burimi si një deklaratë militanti.
“Reldari flet si militant, flet si i pasionuar. Them flet si militant në kuptimin që ndan të këqijtë dhe të mirët, unë flas në bazë të shtetit të së drejtës. Në një shtet të së drejtës nuk e vlerësojmë as ti, as unë, kush është i miri apo i keqi, e vlerëson vota. Problemi është që kur drejtësia nuk funksionon, edhe vota nuk funksionon,” – u shpreh Burimi.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 00:39 Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
- 00:08 Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë
- 00:07 Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!
- 00:06 Ministria e Jashtme e Iranit paralajmëron për përgjigje “shkatërruese” nëse Izraeli hakmerret
- 23:42 Lista Serbe thotë se fitoi 10 mandate dhe ngre akuza për manipulim
- 23:40 Abdixhiku: Qëndrimi ynë për presidentin nuk ndryshon