Zv.kryeministri i parë shqiptar në RMV në “Balkan Talks”: Sfidë, krijimi i marrëdhënieve mes bashkësive etnike kombëtare
Krijimi i marrëdhënieve të mira mes bashkësive etnike dhe vendosja e partive politike në baza ideologjike e jo etnike janë sfidat e ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Kështu u shpreh zv.kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, gjatë intervistës për emisionin “Balkan Talks”.
Z.Grubi përveç se është zv.kryeministri i parë është edhe drejtuesi i ministrisë së re e cila do të merret me sistemin politik. Ai tregon se përse ishte i nevojshëm krijimi i kësaj ministrie.
“Instituti Evropian i Paqes zhvilloi një analizë cilësore të Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimit të saj në praktikë dhe doli me rekomandime se Sekretariati për zbatimin e marrëveshjes duhet të kthehet në ministri nëpërmjet ndryshimeve ligjore,”- u shpreh Grubi duke theksuar se “ministria ka kompetenca shumë të gjera në lidhje me sistemin politik, duke filluar nga himni kombëtar e deri te kufijtë e shtetit”.
Vendosja e partive politike në baza ideologjike dhe jo etnike mendohet që do të arrihet në një të ardhme të afërt, por për të arritur këtë sipas z.Grubi duhet që besnikëria e shtetit ndaj komunitetit të përkthehet në besnikëri të komunitetit ndaj shtetit.
“Shembulli i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit si themel i marrëdhënieve midis dy komuniteteve të shumicës shqiptare dhe maqedonase është shembulli më i mirë i rrugës drejt arritjes së barazisë së plotë. Nuk jemi në barazi të plotë akoma edhe pse është arritur jashtëzakonisht shumë,”- tregoi Grubi.
I pyetur nga gazetari Franko Egro nëse përmirësimi i klimës politike ka arritur të përçohet në popullsi ai u shpreh se po dhe kjo është një gjë e mirë.
Një tjetër çështje që u diskutua është edhe fakti nëse ka pasur ngecje në zbatimin e gjuhës shqipe, pasi ajo u bë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
“Ka ngecje në zbatim, po me rëndësi është që u pranua fakti që gjuha shqipe është gjuha e dytë zyrtare institucionale në këtë shtet. Kemi themeluar me ligj dhe Inspektoratin për zbatimin e gjuhës shqipe, i cili do ndëshkojë mosrespektime të tilla të ligjit,”- tha Grubi.
Gjatë intervistës Grubi u pyet nëse mendonte se Shqipëria ka lidhje me frenimin e ecurisë të negociatave së RMV-së në Bashkimin Evropian gjë të cilën ai e mohoi.
“Në fakt Maqedonia e Veriut kishte probleme shumë serioze, problem me fqinjët e saj qoftë në Athinë, qoftë në Sofje. Kishte problemet e brendshme rreth kohezionit shoqëror dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, por me guximin e duhur i tejkaluam të gjitha këto çështje”- tregoi Z.Grubi.
Në fund të intervistës zv. kryeministri shqiptar në qeverinë e RMV-Së u ndal edhe te Marrëveshja e Ohrit duke thënë se pjesët normative të saj janë miratuar në Kuvend, por zbatimi i tyre nuk përfundon asnjëherë dhe ato do të zbatohen çdo ditë.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit