Tomë Gashi zbulon kush po bën presion Kurtit: S’duhet të jesh Gjergj Kastrioti që…
Avokati nga Kosova Tomë Gashi tha në një intervistë për Euronews Albania se ata që i bëjnë presion janë miqtë e Kosovës, duke filluar nga SHBA dhe shtete të tjera aleate.
Gashi u shpreh se shteti i Kosovës ka qenë përveçse projekt i shqiptarëve, edhe projekt i SHBA dhe shteteve të tjera që kanë ndihmuar në çlirimin e Kosovës. Sipas tij Albin Kurti nuk është i shantazhushëm ndaj nuk ka asgjë për të fshehur.
“Kurti nuk është si atë të mëparshmit që thoshin po ka presione, madje kemi edhe deklarime të mëhershme të Kurtit që asociacioni si ai i nënshkruar nga këta më parë nuk do të ndodhë, se jo vetëm që dëmtohet shteti i Kosovës, por shkëputet një territor i madh i Kosovës. Kudo në botë, nuk ka asnjë komunitet më shumë të drejta seç i janë dhanë serbëve që janë vetëm 4 për qind. Albin Kurti është real, nuk duhet të jesh Gjergj Kastrioti që të thuash diçka në kuvendin e vendit tënd”, tha Gashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet