Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Tirana nuk po na mbështet për protestat

15 Shkurt 2023 | 22:33

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Blendi Sulaj thotë se në protestat e organizuara më parë nga kjo forcë politike, ka pasur një mbështetje të madhe nga njerëzit në kryeqytet, diçka që kohët e fundit nuk është më e dukshme.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Sulaj u shpreh se nëse fitohet Bashkia e Tiranës, është një hap i rëndësishëm për fitimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Vendi i protestës ka një rëndësi shumë të madhe. Protestat që ne bënim më përpara na mbështeste shumë kryeqyteti, na mbështeste shumë Tirana. Protestat më të mëdha që ne kemi bërë, na ka mbështetur jashtëzakonisht Tirana.

Tirana është lokomotiva më e madhe. Ti mund të fitosh zgjedhjet kundra Ramës në të gjitha bashkitë e vendit, por po fitove zgjedhjet në Tiranë, ti ke fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:17 | 18/06/2026

Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e...
22:07 | 18/06/2026

Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik

I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
21:42 | 18/06/2026