Ministri i Jashtëm i RMV-së optimist për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë

28 Tetor 2020 | 14:37

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shprehet optimist për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë para konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në. Sipas tij, të dyja palët janë të vetëdijshme për humbjet në rast të dështimit të bisedimeve për tejkalimin e dallimeve lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas. 

 “Pa prejudikuar epilogun e këtyre bisedimeve mund të them se ajo çfarë  më jep optimizëm se të gjithë jemi të vetëdijshëm për investimet që kemi bërë, dhe për pasojat e mos suksesit të këtij procesi. Edhe ne si vend që kemi investuar aq shumë në këtë proces, por edhe Republika e Bullgarisë dhe Bashkimi Evropian që ka qenë shumë i angazhuar për ta rikthyer agjendën evropiane në Ballkanin Perëndimor. Kjo më jep vullnet se të gjithë do të gjejmë guximin për të gjetur gjuhë të përbashkët dhe për ta bërë këtë proces të suksesshëm”, tha ai.

Por, ambasadori i Bullgarisë ishte i qartë se shteti i tij nuk mund të zmbrapset nga kushtet e vendosura prej Parlamentit dhe qeverisë bullgare që të mos përmendet  gjuha maqedonase dhe termi pushtuesi fashist bullgar në asnjë përmendore ose tekst shkollor, por edhe një sërë kushtesh të tjera që kanë lidhje me gjuhën dhe identitetin e maqedonasve.

 “Bullgaria nuk mund ta ndryshojë pozicionin pasi që tashmë kemi një deklaratë në Parlament dhe vendim të Qeverisë. Ajo që flitet brenda BE-së, ky është problem i BE-së. Ky nuk është problemi jonë. Tani ne jemi të koncentruar për të mbaruar procesin e Berlinit, që ti dëshmojmë Bashkimit Evropian që bashkërisht mund të bëjmë diçka”, tha Angell Angellov, ambasador i Bullgarisë

Ndërsa ambasadorja gjermane në Maqedoninë e Veriut ua bëri me dije të dyja palëve, asaj bullgare edhe maqedonase, se nuk do të përzihet në kontestin e tyre.

 Ajo rikujtoi se problemet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilateral dhe BE-ja nuk do të përzihet në pajtimin e tyre.

Bullgaria ka vendosur një listë kushtesh me të cilat kushtëzon mbështetjen e saj për nisjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

 Mes tyre kërkohet heqja dorë nga ideja për të drejta të pakicës maqedonase në Bullgari apo në institucione ndërkombëtare. Rishikimi i fakteve historike me ekspertë të pavarur dhe bazuar në fakte të vërteta.

Ndalohet gjuha e urrejtjes ndaj bullgarëve në çdo sferë të jetës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kërkohet edhe restaurimi i varrezave dhe ushtarake dhe përmendoreve bullgare në territor të Maqedonisë së Veriut.

Lexoni gjithashtu: 

Mosmarrëveshjet me Bullgarinë, Zaev: RMV nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij si zëvendëskryeministër i ngarkuar për Qeverisjen e Mirë....
10:46 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026

Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë

Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident në aksin Kumanovë-Shkup, në fshatin Çerkezi. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e së enjtes. Në aksident janë...
12:49 | 29/05/2026