5 motrat që vdiqën në luftë, djepi i tyre si simbolikë në ekspozitën në Kosovë
Pesë motrat nga Haça e Vogël, Adelina, Njomëza, Shkurtesa, Lazija dhe Elhamja, bashkë me prindërit dhe kushërinjtë ishin detyruar të nisen për në Shqipëri.
Rrugës ata ndaluar në fshatin Nagavac dhe u detyruan të futen në oborrin e shkollës.
Kur ra terri pesë motrat me familjen u strehua në bodrumin e një shtëpie të zbrazët aty afër.
Datën e 2 prilli t 1999 fshati Nagavac u bombardua. Nga shpërthimi i fuqishëm, një pjesaë e shtëpisë u shemb, duke lënë të vdekura 5 motrat. Aty humbën jetën gjithsej 14 persona, 12 prej të cilëve ishin fëmijë.
Familja ruan djepin e Adelinës në të cilën janë përkundur dhe 4 motrat e saj .
Ndërkohë Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se ka qenë e vështirë që familja të sillte djepin në ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë” që i dedikohet i fëmijëve të cilët janë vrarë apo zhdukur pas luftës në Kosovë në periudhën 1998-2000.
“Ka qenë e vështirë që familja të sillte djepin në ekspozitë. Djepi është blerë ku r ka lindur Adelina dhe më pas janë përkundur dhe vajzat e tjera. Ne e kemi marrë djepin sepse ka një simbolikë të veçantë”
Ekspozita “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë” i dedikohet fëmijëve të cilët janë vrarë apo zhdukur gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë në periudhën 1998-2000.
Janë 1133 fëmije të cilët kanë humbur jetën si pasoje e luftës se Kosovës. Ekspozita përmban shume elemente ndër të cilët janë: muri i emrave të fëmijëve, muri i portreteve ku janë të vendosura rreth 500.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet