Protestë dhe Kuvend, çfarë pritet të ndodhë gjatë seancës së sotme plenare

16 Shkurt 2023 | 09:23

Një ditë aspak e qetë parashikohet kjo e sotmja për nga zhvillimet politike. Paralelisht me seancën e radhes plenare, Sali Berisha ka njoftuar edhe një protestë para Kuvendit të Shqiperisë.  Berisha ka mbledhur grupin parlamentare e më pas do të mbledhë dhe Këshillin Kombëtare për porositë e fundit.

12 deputetë të Partisë Demokratike do të mungojnë, në seancën e sotme pasi janë përjashtuar për shkak të sjelljes në seancat e kaluara.

Deputetët që do të mungojnë sot janë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji dhe Bledion Nallbati.

Ndërkohë në rendin e ditës të seancës së sotme është parashikuar të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi.

Grupi i PD-së nisi procedure e shkarkimit duke e akuzuar për  “shkelje flagrante të rregullores, minimit të parlamentarizmit dhe funksionimit demokratik të Kuvendit”.

Ajo pjesë e Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj i cili kryeson edhe Grupin Parlamentar, akuzon kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla se ka mbyllur seancën plenare për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama.

Sipas grupit të PD-së, kryetarja e Kuvendit u “mohoi të drejtën deputetëve të Kuvendit që të diskutojnë për çështjet e përfshira në Rendin e Ditës.”

Pas shqyrtimit nga Këshilli për Legjislacionin, tashmë do të jetë diskutimi në seancë plenare.

Paraprakisht kjo kërkesë është refuzuar nga maxhoranca. Kreu i Grupit parlamentarë të PS, Taulant Balla tha se kjo kërkesë nuk qëndron dhe nuk do të pranohet.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përgjegjës për zjarrin që përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në...
16:18 | 04/07/2026

I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Erjon Llapushi, i dënuar për vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku pas ngjarjes së ndodhur në tetor 2021 në një restorant në Labinot të Elbasanit, ka...
15:40 | 04/07/2026

Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i...
15:14 | 04/07/2026