Protestë në Serbi për Kosovën, ekstremistët kërcënojnë Vuçiçin: Do të të vrasim!

16 Shkurt 2023 | 09:45

Të ashtuquajturit patriotë zhvilluan në Serbi një protestë para parlamentit dhe kërcënuan hapur se do të vrisnin presidentin Vuçic dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Ekstremistët e djathtë serbë protestuan kundër autoriteteve në vend dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Ëagner.

Xhandarmëria serbe i ndaloi ata që të hynin në ndërtesën e Presidencës serbe.

Duke uruar qytetarët për festën kombëtare presidenti serb  tha se kjo protestë nuk  meritonte vëmendje të veçantë dhe se shteti nuk do te lejonte dhune.

‘Gjithçka që bëjnë, e bëjnë kundër Serbisë dhe kundër popullit të tyre. I keni quajtur pro-rus. Nuk e di nëse janë pro-rusë, por e di që janë antiserbë, sepse bëjnë gjithçka kundër popullit të tyre” u shpreh Vucic.

‘Mesazhi im për qytetarët është që të mos shqetësohen dhe se shteti do të sigurojë gjithçka për qytetarët . Duhet ta dini se do të ketë edhe shumë përpjekje të tilla. Shumë në botë do të përpiqen të shkatërrojnë stabilitetin e Serbisë. Të gjithë duhet ta mësojnë, se në Serbi qytetarët vijnë në pushtet dhe largohen nga pushteti me zgjedhje”, theksoi  Vuçic.

“Dua t’i them popullit tonë në Kosovë se ne jemi me ta, do ta mbrojmë Kosovën dhe do ta mbrojmë Serbinë”, e përfundoi fjalën presidenti serb.

Vucic u zotua se nuk do te lejojë që “banditët” të kërcënojnë demokracinë e Serbisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026