Turku i dyshuar si “gylenist” Selami Simsek padit drejtorinë e Azilit

28 Tetor 2020 | 16:04

Selami Simsek i arrestuar në Shqipëri në 2019 si pjesë e lëvizjes “Gyleniste” ka paditur drejtorinë e Azilit në varësi të Ministrisë së Brendshme për mosdhënie të statusit të azilantit politik.

Padia e depozituar nga turku vjen pasi në mars autoritetet shqiptare i refuzuan Simsek kërkesën për azil, duke I hapur rrugë dëbimit drejt Turqisë.

Ai u arrestua nga policia shqiptare në Rinas në korrik të 2019 teksa turk tentonte të largohej drejt Kanadasë me pasaportë të falsifikuar.

Rasti i shumë debatuar i ekstradimit të turkut Harun Çelik nga Shqipëria më 1 janar ndonëse ai kishte kërkuar azil, po hetohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Për këtë më 20 mars të këtij viti OKB-ja i ka dërguar qeverisë shqiptare edhe një shkresë ku i kërkon të japë informacion të detajuar mbi procedurat që janë ndjekur.

Organet për të drejtat e njeriut në OKB, i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të rishikojnë pa vonesë vendimet kundër, Selami Şimsek apo shtetasve të tjerë turq në Shqipëri për shkak të lidhjeve të tyre të supozuara me lëvizjen Gyleniste”.

Lexoni gjithashtu:

I refuzohet kërkesa për azil turkut të dyshuar si ‘gylenist’

Ekstradimi i shtetasit turk, OKB kërkon informacion nga qeveria shqiptare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026