Arian Çani: Arsyet pse Rama duhet të kalojë Shqipërinë në monarki

Arjan Çani
16 Shkurt 2023 | 21:24

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now, në Euronews Albania se me politikën që po ndjek kryeministri Edi Rama nuk është çudi që të kalojë në një sistem monarkik ku të mos ketë nevojë për opozitën.

Çani u shpreh se një revolucion i thirrur nga një parti nuk funksionin pasi revolucionet duhet të bëhen nga masat.

“Ai nuk e di pse po vonon por mund të kalonte në një sistem krejt tjetër, në një lloj monarkie de fakto ku mos të kishte nevojë fare për opozitën. Opozita në këto momente, prej vitesh nuk arrin dot të jetë në një frekuencë me popullin, me turmat e mëdha të njerëzve. Një revolucion i thirrur nga një parti, unë personalisht nuk besoj, kushdo qoftë ky. Arsyet mund të jenë të shumta. Në një vend ku njerëzit abuzohen me xhepat e tyre pafund, ku faktet janë në dritë të diellit dhe njerëzit janë indiferentë, do të thotë që njerëzit kanë gjetur mënyra të tjera për të jetuar. Po t’u bënte përshtypje do ishin në rrugë”, tha Çani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026