Ku shkoi New Born-i i Kosovës dhe ç’do të thotë No New BR këtë 15-vjetor pavarësie
Fisnik Ismaili, ideatori i monumentit të Pavarësisë së Kosovës, “New Born” tregoi mesazhin e objektit këtë 15-vjetor.
Ai tha se këtë vit ka më pak ngjyra, janë vetëm ato të flamurit, bluja dhe e verdha, por sidoqoftë lodhja ka qenë e madhe duke qenë se ka ndryshuar vendi i shkronjave.
View this post on Instagram
“Nuk është hera e parë që kemi bërë lojë me shkronjat, ka ndodhur edhe herë tjetër, por ‘New Born-i’ si monument prej ditës së parë ka përçuar një mesazh të cilin Kosova ia ka dhënë botës, prej faktit që është i shkruar në anglisht dhe njerëzit e kuptojnë, edhe ata që s’flasin anglisht e kuptojnë çfarë është ‘new’ dhe ‘born’. I kemi ndryshuar shkronjat që të formohet ‘No New Br’. ‘BR’ është Broken Republic ose Republikë e Copëtuar,” – u shpreh Ismaili për Euronews Albania.
Mesazhi që Kosova i përçon botës këtë 15-vjetor pavarësie është se nuk duan më një republikë të copëtuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 14:17 Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore
- 14:08 Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 14:04 Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)