Rama merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takimet me zyrtarët amerikanë
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të premte në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë ka ndarë dhe disa foto nga takimi që ai pati me Jeanne Shaheen, kryetaren e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen.
Rama njofton se tema e diskutimit lidhej me agresionin kibernetik që ka hasur Shqipëria dhe me planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinës dhe Beogradit.
“Mynih – Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, shkruan Rama në facebook.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk