Plagoset me thikë 23-vjeçari në Shijak

17 Shkurt 2023 | 16:39

Një i ri është plagosur me thikë pasditen e së premtes në Shijak.

Burime spitalore bëjnë të ditur se i riu 23 vjeç ka shkuar në Urgjencën e Durrësit me plagë thike në shpatull.

Ai ndodhet momentalisht në sallën e operacionit, nën kujdesin e bluzave të bardha.

Në një njoftim zyrtar policia informoi se rreth orës 17:00, në lagjen “Popullore”, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit B. K., 23 vjeç dhe shtetasit R. M., 20 vjeç, dyshohet se shtetasi R. M, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 23-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026