Deputetja e PD-së: Nuk do t’i ndalim protestat derisa Rama të vijë në parlament

Sorina Koti
17 Shkurt 2023 | 17:17

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti deklaroi se opozita nuk do t’i ndalë protestat brenda dhe jashtë parlamentit, derisa kryeministri Edi Rama të paraqitet në seancë plenare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Koti u shpreh se Rama duhet të vijë në parlament dhe të japë llogari për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

“Dje ka qenë seanca e radhës ku ne kemi vazhduar protestën tonë brenda parlamentit. Është seanca e katërt e cila nuk po zhvillohet normalisht për shkak të mungesës së fjalës së opozitës, për shkak të kërkesave që opozita ka depozituar në parlament, por mazhoranca nuk i ka miratuar, për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin për të dhënë sqarime për çështjen me FBI-në.

Duke qenë se kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë në disa afera, ne duam që kryeministri të jetë transparent me qytetarët shqiptarë, të japë llogari në Parlamentin e Shqipërisë. Ne kemi qenë në protestë, brenda dhe jashtë. Ne do vazhdojmë të protestojmë”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023