Berisha për 3 marsin: Regjimi s’ikën me votë, të përgatitemi për mosbindje civile

Sali Berisha
20 Shkurt 2023 | 15:15

Protestat e shkurtit dhe përgatitjet për tubimin e 3 marsit, për Sali Berishën janë fillimi i mbarë i revolucionit për të larguar kryeministrin Rama nga pushteti.

Në mbledhjen me drejtuesit politik të PD në qarqe, Berisha foli për një revolucion paqësor, por duke filluar aplikimin më tepër të mosbindjes civile.

“Por revolucioni paqësor nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore. Është revolucion i mosbindjes civile para të gjithash. Ne duhet të përgatitemi. Mosbindja civile është element thelbësor i revolucionit paqësor. E ka thënë Mahatma Gandi: është e shenjtë!”, theksoi kryedemokrati.

Berisha kërkoi mobilizim për aksionin opozitar, por duke paralajmëruar se revolucioni është e vetmja mënyrë për largimin e Ramës, pasi me votë tashmë një gjë e tillë nuk është më e mundur.

“Mund ta shpëtojmë vetëm duke u bashkuar. Ky regjim nuk ikën ndryshe. Nëse ndonjë mendon se ky ikën me votë, personalisht nuk besoj se ikën me votë.  Çdo ditë tregon se ky shtetin mafioz po e shndërron gjithnjë e më shumë në makineri mafioze elektorale”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026