Vuçiç kërkon pazare, ja çfarë synon presidenti serb në Bruksel

21 Shkurt 2023 | 12:40

Më 27 shkurt, kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti do të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Analisti Nexhmedin Spahiu, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se nëse nënshkruhet marrëveshja e asociacionit, presidenti serb do të kërkojë pazare të tjera për të njohur Kosovën si shtet i pavarur.

Nga ana tjetër, ai tha se asociacioni është kushti i fundit që Serbia të njohë Kosovën dhe se nuk bën kompromise të tjera.

“Albin Kurti insiston që të bisedohet një herë për planin franko-gjerman dhe më pas të flitet për asociacionin. Vuçiç insiston që të kryhet puna e asociacionit dhe më pas të ngrejë pazarin. Nëse do të bëhet asociacioni, atëherë Serbia do të nxjerrë kushte të tjera për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Ndërkohë, nga ana tjetër Kurti është i vendosur që asociacionit do të jetë kushti i fundit që Serbia të njohë Kosovë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026