Frankfurti pret Napolin, italianët synojnë një tjetër sukses në Champions League

21 Shkurt 2023 | 16:06

Pas një faze grupesh të përmbyllur në mënyrë perfekte, Napoli kërkon kalimin në çerekfinale të Uefa Champions League.

Italianët ndeshen me Frankfurtin në Gjermani, teksa të dyja skuadrat nuk kanë luajtur asnjëherë ndaj njëra-tjetrës në këtë kompeticion. E vetmja herë kur është shënuar kjo përballje italo-gjermane është në vitin 94. Asokohe Frankurti mposhti në Europa League napoletanët.

Napoli po zhvillon një ndër sezonet më pozitive në historinë e klubit, teksa në kampionat duket se i ka mbyllur llogaritë sa i përket titullit kampion, duke u shkëputur ndjeshëm nga vend i dytë.

Në anën tjetër, Frankfurti renditet i 6-ti në Bundesligë ndërsa mposhti Verderin në fundjavë.

Raspadori është mungesa e vetme për trajnerin Spaleti, ndërsa Frankfurti synon rikthimin e mesfushorit Rode. Gjykimi i është besuar 43-vjeçarit portugez Artur Suarez Diaz. Skuadra italiane shihet si favorite për fitimin e përballjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026