Meta akuza të forta: Ja kush dha urdhër që të thirresha në SPAK

22 Shkurt 2023 | 13:31

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste duke thënë  se kjo e fundit ka dhënë urdhër që ai të merret në pyetje nga SPAK.

Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK Meta tha se i vjen keq që harxhohet kohë me këtë çështje  ndërkohë që në Prokurori ka dhjetëra dosje me kallëzimet që ka bërë për korrupsionin dhe inceneratorët.

“Më vjen keq që harxhohet kohë për gjëra të tilla ndërkohë që këtu janë mal dosjet dhe kallëzimet e bëra për ligjet me porosi, për miliarda euro  dhe gjithë të tjerat, por unë nuk ndalojë askënd që të më drejtojë pyetje.

Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta në SPAK, janë dhënë nga Kongresi i Partisë. Meta është i hapur dhe transparent dhe mezi po presim që për ato filmat që vazhdojnë të vidhen miliona euro te inceneratorët të ketë veprime konkrete”- tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026