Selenica e boshatisur, në qytezë gjen vetëm moshën e tretë

22 Shkurt 2023 | 16:59

Dikur një qytet minatorësh, sot është kthyer në një vend për të moshuar.

Pasuria natyrore nuk mjaftoi për t’i mbajtur njerëzit në Selenicë. Kompania franceze shfrytëzon me koncension bitumin e nëntokës, i cili njësoj si njerëzit ikën jashtë vendit.

“7 mijë banorë  tani i ka 2 mijë apo si ka. A ka të rinj? Jo shumë pak ikën në emigracion për kotheren e bukës. Unë jetoj me plakën, vajzat në Itali, djalin në Greqi,” – u shpreh një qytetar.

“Kanë ikur në vendet e botës për punë. S’ka vende pune, gjithë lagjja lart s’ka më njeri, ka mbetur mosha e tretë,” – tha një tjetër.

Kryetari i bashkisë së Selenicës pranon së ka rënie të popullsisë.

“Të regjistruar jemi 35 mijë, aktualisht që jetojnë janë rreth 18 mijë banorë, por askush s’ka statistikë, në këtë flukacion që ka nuk një statistikë të saktë në çdo qendër të banuese apo në fshat,” – u shpreh Pëllumb Binaj.

Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8 mijë banorë. Në atë kohë qyteza kishte trupë amatore teatri, estrade, sallë kinemaje, pallat kulture, muze, shkollë të mesme dhe bujqësore, si edhe bibliotekë publike. Sot nuk funksionon më asgjë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026