Kuvendi rrëzoi kërkesën për përjashtimin e deputetëve, Bylykbashi: Vendim fashist

23 Shkurt 2023 | 10:30

Është rrëzuar këkresa e deputetëve të opozitës për të pezulluar vendimin për përjashtimin nga seanca plenare e kësaj të enjteje.

Byroja e Kuvendit vendosi lënien në fuqi të vendimit të sekretariatit të etikës per përjashtimin e 6 deputetëve.

Depueteti i PD-së Ogert Bylykbashi e quajti këtë një vendim të fashist të maxhoirancës që synon të pengojë ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

“Me një vendim fashist parlamenti dhe maxhoranca përjashtuan deputetët e opozitës, kjo është në vazhdën e përjashtimeve të seancave të fundit, vetëm sepse kërkojnë një të drejtë kushtetuese të ngritjes së Komisionit Hetimor për të hetuar skandalin McGonigal”, tha Bylykbashi.

Kujtojmë se nga Sekretariati i Etikës janë përjashtuar këtë javë 6 deputetët të Partisë Demorkatike të cilët bllokuan foltoren gjatë seancës së kaluar.

Deputetja Greta Bardeli, ishte ajo e cila u përjashtua më pak ditë se gjithë të tjerët, vetëm 3 ditë. Ndërkohë që deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Oerd Bylykbashi dhe Sorina Koti u përjashtuan me 10 ditë.

5 ditë u përjashtua edhe deputetja Linditia Metaliaj.

Ndërkohë që do të mungojnë në seancë për shkak të përjashtimit 10-ditor nga java e kaluar edhe Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026