Studentët në protestë: ”Kemi paguar qiratë, s’na njoftuan në kohë për mësimin online”
Studentët kërkojnë rikthimin në auditorë. Dita e parë e vitit të ri akademik për ta nuk nisi as në fakultet dhe as online, por në protestë.
“Unë jam student master shkencor inxhinieri fizike, dua laborator nuk kam vajtur asnjë ditë na laborator, tani viti i dytë prapë online, çfarë mund të presësh nga një inxhinier që bën mësim online,” – u shpreh një student për Euronews Albania.
“I kam marrë kastile librat edhe i kam blerë, kam paguar edhe tarifën e konviktit, unë jam studente e veterinarisë edhe nuk mund të bëj operacione online është e pamundur,” – tregoi e revoltuar një studente tjetër.
“Kafenetë nuk janë vatra infeksioni, fasoneritë, gjimnazet, Call Center-at nuk përbëjnë rrezik? Studenti tashmë është adult dhe e ka aq logjikë që për të mbrojtur veten dhe të tjerët duhet të zbatojë rregullat,” – u shpreh tejet kritike një studente tjetër.
“Duhet të ishim të fundit që të mbylleshim , një një kohë kur baret, restorantet, janë të hapura,” – tregon një tjetër.
“Mësimi online ishte komplet jo efektiv, se nuk mund të mësosh matematikë online. Kam praktikat mësimore sivjet dhe nuk e di sesi do dal unë nesër mësues të edukoj brezat e ri kur unë nuk kam bërë asnjë praktikë,” – shpreh revoltën e tij një tjetër student.
Protesa e mbajtur pranë Ministrisë së Arsimit u kërkua të shpërndahej nga forcat policore, por pa rezultat.
Studentët që vijnë nga rrethet, thonë se kjo situatë i ka rënduar financiarisht, pasi kanë paguar edhe qiratë e shtëpive.
“E kam paguar qiranë edhe tani nuk e dimë sesi të vendosim, se të rrimë këtu kot për mësim online nuk kemi pse rrimë, janë kosto të shtuara tepër, ndërkohë që pagesa është bërë,” – shprehet një student.
“Unë vij nga rrethet, me këtë vendim jam i detyruar të lë shkollën, punën ti le të gjitha edhe të largohem, kur pas një muaji mund të na thonë përsëri që hajdeni dhe do më duhet të filloj çdo gjë nga zeroja,” – tregon një tjetër.
Njëkohësisht në formë revolte para Kryeministrisë studentët hodhën rrobat dhe librat.
“Jo mësim online” përmes kësaj thirrjeje studentët kërkojnë kthimin në auditorë së paku për zhvillimin e seminareve dhe praktikave mësimore.
Për këtë arsye studentët iu drejtuan me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë.
“Duam që praktikat, laboratorët dhe seminaret të zhvillohen në auditorë dhe leksionet nëpërmjet platformave online,” – shprehu kërkesën e studentëve një përfaqësues i tyre.
Teksa protesta po zhvillohej Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, një një aktivitet partiak, ka kërkuar mirëkuptimin e studentëve.
“Kjo është një sakrificë që duhet ta bëjmë të gjithë për të mirën e përbashkët, janë rrethana të cilat nuk mund t’i shmangim por vetëm t’i përballojmë,” – u shpreh ministrja.
Por studentët kanë deklaruar se nëse mësimi nuk do kalohet pjesërisht në auditorë do zhvillojnë sërish protesta.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar
- 21:53 Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:48 Franca regjistron ditën më të nxehtë të të gjitha kohërave, ndërsa vala e të nxehtit intensifikohet
- 21:43 Tronditje në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest