“Dasma e hatashme”- Batuta e Fatmës: Zëri i lartë më hyri në punë një herë në jetë

25 Shkurt 2023 | 17:58

Gazetarja Fatma Haxhialiu ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli mbi eksperiencën e saj si aktore në teatër në komedinë “Dasma e hatashme”, të regjisorit Kiço Londo.

Fatma tha se kishte marrë mësime mbi teatrin dhe sjelljen skenike përpara se të dilte dhe të përformonte përpara publikut.

Ajo tha me humor se një avantzh që kishte në eksperiencën e re ishte toni i lartë i zërit të saj.

“Unë kam marrë mësime dhe shënime përpara se të dilja në skenë. Dhe më entuzuiazmonte fakti që pas shumë kohësh po mësoja gjëra të reja dhe po ndihesh prapë si nxënëse. U bënë vite në television, ku ke prekur të gjitha llojet e formateve, emocionet mund të jenë por nuk mund të jenë ato të diçkaje që e prek për herë të parë. Fillova të lexoja gjërat e para mbi tearin, mbi sjelljen skenike, lëvizjen skenike dhe mënyrën e të folurit dhe më thanë që zërin e kam avantazh. Për herë të parë në jetë ky zëri im i lartë hyri në punë se gjithmonë më thoshin ule zërin, ule zërin”, tha Fatma.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026