Dhuna e adoleshenteve, kritika e ekspertit: Shkolla asnjë masë, vetëm justifikime
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti analizoi në studion e emisionit Review, në Euronews Albania rastet e dhunës mes adoleshentëve në gjimnaze të ndryshme të vendit.
Mehmeti u ndal te rasti i dhunës mes disa vajzave të shkollë 9-vjeçare Kongresi i Manastirit në Tiranë.
Ai tha se reagimi i shkollës që thoshte se ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të saj, lë shumë për të dëshiruar, pasi shmang përgjegjësinë. Shkolla sipas tij vetëm u justifikua dhe nuk tregoi asnjë plan masash që kishte marrë.
“Kam ndjekur të gjitha ngjarjet. Ndodhi në Laç që u plagosën me armë, thanë menjëherë ndodhi jashtë shkolle. Ndodhi në Sarandë, thanë menjëherë ishte pistoletë lodër. Tanmi s’ma merr mendja se do ketë ndonjë fëmijë në klasë të 7-të që të trembet nga një pistoletë lodër. Se ne me pistoletë lindim. Vetëm në Ksamil ndodhi, por komuniteti shkoi i ndau, ndoshta komunitetet e vogla janë më të ndjeshme.
Ndodhi ngajrja në një pallat, ndodhi për disa minuta, ore s’ka patur njeri në atë pallat që t’I shkonte t’i ndante.
Reagimi i shkollës qe kaq i ftohtë dhe kaq i drunjtë saqë unë nuk kuptova asgjë. Ka 12 ditë që ka ndodhur, por nuk tha asnjë masë që ishte marrë. Atje s’kishte keqardhje dhe ndjenjë përgjegjësie”, tha Mehmeti.
LEXONI GJITHASHTU
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil